Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në një takim me qytetarët në Bilisht të Korçës, theksoi se Partia Demokratike ka bërë një ofertë sipas tij të paligjshme për zonën e Devollit.

Ai tha se zona e Devollit, meriton të përfaqësohet nga një emër me dinjitet, e për këtë ai tha se Partia Socialiste e ka gjetur zgjidhjen me kandidimin e Ilir Xhakollin.

Po ashtu Peleshi tha se objektivi i Partisë Socialiste në qarkun e Korçës është të sigurojë 7 mandate deputetësh.
Ilir Xhakolli

“Oferta e PD është e paligjshmërisë, është një ofezë për Devollin, që ka një emër të madh. Nuk duam të lejojmë që fytyra e Devollit të jetë e padenjë. Ne po shkojmë për shtatë deputetë, objektivi nuk është shumë optimist, por realist. Në Devoll është një skuadër të rinjsh, bashkë me Ilir Xhakollin, një emër që iu përfaqëson denjësisht. Këta të rinj i janë bashkuar fushatës tonë dhe e kanë përgjegjshmërinë për të lënë një gjurmë në shoqëri dhe për katër vite, do të jetë ngritje për një nivel tjetër, do të ketë prioritet rritjen e Shqipërisë, në punësim, investimet infrastrukturore”, tha Peleshi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: