Dëmtimi i Kielinit dhe lënia jashtë projektit teknik e Ruganit ka detyruar Fabio Paratiçin që të hidhet në merkato për të gjetur një mbrojtës me eksperiencë dhe identikiti më ideal është ai i Zherom Boateng, mbrojtësit gjerman të Bajern Mynihut. 30-vjeçari është jashtë skemave të Kovaç, me trajnerin që e aktivizoi titullar në Superkupë, por s’i ka dhënë asnjë minutë në 3 javët e para të kampionatit. Boateng është në skadencë në vitin 2021 dhe Juve e Bajern mund ta gjejnë lehtësisht akordin.

Por edhe në mesfushë mund të kemi të reja. Juventusi prej javësh është në ndjekje të Ivan Rakitiç, mesfushorit kroat të Barcelonës. Në 24 orët e fundit të merkatos, mendohet që bardhezinjtë të propozojnë një shkëmbim me Matuidin ose Emre çan, edhe pse këtë të fundit Sarri do të dëshironte ta mbante në ekip.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb