INDONEZI

Indonezia ka gjetur një mënyrë të veçantë për të afruar qytetarët e moshuar për të bërë vaksinën ndaj COVID-19.

Në zonat rurale të moshuarve u ofrohet një pulë falas në rast se ata pranojnë të marrin vaksinën.

Efekti është impresionues, më parë për shkak të mashtrimeve e dezinformimit vetëm 25 në 200 qytetarë pranonin të bënin vaksinën kurse sot janë 250 qytetarë në ditë.

Indonezia me planin e pulave synon që të rrisë sa më shumë vaksinimin e moshave mbi 45 vjeç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb