Sulmuesi i kombëtares kuqezi po kalon një formë të shkëlqyer tek Albasete në ligën e dytë spanjolle, ndaj duket se tani është gati të bëjë hapin e madh në karrierë.

Të paktën kështu raporton gazetari Xhanluka Di Marxo, që zbulon se Manaj është objektiv i dy skuadrave të Bundesligës gjermane, Hanoverit dhe Shtutgartit. Manaj kaloi tek Albasate pasi klubi spanjoll pagoi 2 milionë euro në arkat e Interit, ndërsa në 15 ndeshje të luajtura ka arritur të shënojë 6 gola.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb