Klara Kia ka marrë një ofertë deri në një milion euro për të folur për marrëdhënien e saj me ish-mbrojtësin e Barcelonës, Zherard Pike dhe për të dhënë versionin e saj të fakteve, përveç asaj që ajo mendon për Shakirën. Sipas mediumit X Catalunya, spanjollja i ka refuzuar propozimet.

“Shumë programe i kanë propozuar Klara Kias-s të japë një intervistë, në mënyrë që ajo të shpjegojë versionin e saj, duke konfirmuar kështu dy ekstremet. Ofertat arrijnë në më shumë se një milion euro. Së bashku me Pikenë ajo nuk do të ketë asnjë problem parash dhe për më tepër ata janë të lumtur dhe ai preferon t’i qëndrojë besnik. Ata duan intimitet dhe respekt. Ata duan të jenë në gjendje të jetojnë jetën normalisht”, raportohet në mediumin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: