Karim Benzema me shumë gjasë do të largohet nga Real Madrid.  Sulmuesi 35-vjeçar kaloi 14 vite të jashtëzakonshme në Madrid dhe tashmë duket se ka ardhur koha për të ndërruar ambient.

Oferta nga Arabia Saudite duket e parezistueshme për francezin. Sipas Gianluca di Marzio, Benzema do të njoftojë për divorcin menjëherë pas përfundimit të La Liga. Futbollisti ka mbajtur mbi supe për shumë vite sulmin e Los Blancos, duke qenë një makineri golash.

Real Madrid tashmë duhet të nisë nga puna për të gjetur zëvendësuesin. Në listë janë emra si Harry Kane, Dusan Vlahovic, apo edhe Victor Osimhen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb