Roman Abramoviç ka menduar prej kohësh që ta shesë Çelsin. Manjati rus është në pritje të ofertave, por natyrisht ofertat duhet të kënaqin pritshmëritë e tij.

Sipas “Wall Street Journal”, Tod Bëhli, biznemes i fuqishëm në SHBA, një prej pronarëve të Los Anxhelos Doxhërs, kampionët kalifornianë të bejzbollit, ka paraqitur një ofertë në nëntor për të marrë klubin londinez.

Shuma nuk bëhet e ditur, por përgjigjia e Abramohiç ka qenë “jo”, pasi patroni rus nuk e lëshon Çelsin pa të paktën 3 miliardë dollarë (2.7 milionë euro). Bëhli në të shkuarën është përfolur dhe si një blerës i mundshëm i Totenhemit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb