Futbollisti i kombëtares shqiptare, Eros Grezda, pësoi një dëmtim të rëndë në momentin më të mirë të tij, teksa po përflitej për një kalim në kampionatet më të rëndësishme të Europës.

Tani 23-vjeçari vijon të rikuperohet, por ende nuk ka luajtur për asnjë minutë me Osijekun në Kroaci. Gjithsesi këto detaje nuk e kanë shuar interesin e klubeve të huaja për anësorin.

“IndexHr” shkruan se për Grezdën klubi i njohur skocez Rangers ka gati një ofertë 2.7 mln stërlina. Trajneri Steven Gerrard e ka piketuar shqiptarin si lojtarin ideal për të zëvendësuar Jamie Murphy.

Nuk dihet sesa i vërtetë është ky lajm, por ndërkohë është e sigurtë se Grezda do të mungojë për Kombëtaren në dy sfidat e shtatorit për Ligën e Kombeve, kundër Izraelit dhe Skocisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: