Erion Xhafa i ka thënë “jo” pak ditë më parë ofertës që i erdhi nga klubi i Partizanit për t’u bërë asistenti i Dritan Mehmetit në stolin e të kuqve për pjesën e mbetur të sezonit.

I ftuar në “Sport News Plus”, ish-futbollisti i njohur kryeqytetas, ka shpjeguar se përkundër zërave se ka refuzuar për arsye të faktit se nuk ka qenë më parë asnjëherë pjesë e të kuqve, por sepse nuk dëshironte të ndërpriste në këtë moment impenjime profesionale e familjare që kishte.

“Pata kontakte pasi ishte Dritan Mehmeti që u emërua. E njoh se kemi luajtur bashkë. Njihemi dhe më kontaktoi, kishim dëshirë për bashkëpunim, por impenjimet që kam nuk doja t’i lija në mes. Edhe për arsye familjare zgjodha të mos shkoj. Me respektin më të madh se është ndër klubet më të mëdhenj në Shqipëri.

Të qarkullojë emri në klube të tilla është vetëm privilegj. Nuk janë gjëra që refuzon ngjyra e fanella, se jemi në botë profesioniste. Nuk është çështje klubi e fanelle, por ishte zgjedhja personale e imja“, shpjegoi Xhafa vendimin e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb