Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin fqinj, Greqi me protagonist një shqiptar. Në një apartament në Keratsini, një shtetas shqiptar theri me thikë bashkëshorten e tij, duke e bërë policinë të përballet me imazhe horror.

Kur policia shkoi në vendngjarje, e kur shqiptari u bind që t’u hapte derën oficerëve të policisë, ata e gjetën të mbuluar me gjak, me një plagë të thellë që ia kishte shkaktuar vetes, duke menduar se bashkëshortja e tij kishte ndërruar jetë, shkruajnë mediat greke.

Sipas bloko.gr, gjithçka nisi kur policia u informua nga fqinjët e gruas fatkeqe se burri i saj u hodh nga një dritare brenda shtëpisë ku ai punonte dhe e sulmoi atë me thikë, duke i shkaktuar dëmtime të shumta në qafë dhe krahë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në vendin e ngjarjes mbërritën policët dhe ekipi i DIAS, të cilët ofruan ndihmën e parë për viktimën, e cila, megjithëse nuk ishte në rrezik të menjëhershëm, po gjakoste shumë.

Nga disa dokumente personale që i kishin rënë autorit të krimit, ata arritën të gjenin adresën e shtëpisë së tij dhe nxituan ta prangosnin. Duke mbërritur jashtë banesës së shqiptarit, policia gjeti makinën e tij të parkuar të mbuluar totalisht me gjak, që ndoshta i përkiste atij, pasi ai kishte plagosur duart në përpjekjen e tij për të vrarë 45-vjeçaren!

Agresori ishte i plagosur brenda në banesë dhe kjo bëri që  policia të ikte fillimisht nga banesa e shqiptarit dhe ata u përpoqën të kontaktonin me të për rreth një orë, pa rezultat. Përfundimisht, falë ndërhyrjes së vëllait të autorit të krimit, i cili e kontaktoi atë, shqiptari që mbante thikë u bind që të hapte derën.

Punonjësit e policisë që hynë në apartament do ta mbajnë mend gjatë gjithë jetës së tyre, pasi e gjetën autorin e krimit në një pellg gjaku, me një plagë të hapur në bark dhe zorrë të nxjerra jashtë. Pas tronditjes fillestare, ata e vunë në shtrat, i fashuan plagët për të ndaluar gjakderdhjen dhe e thirrën një ambulancë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb