Avokati i Mario Meshinit, Ulian Barjam, reagon pas njoftimit të djeshëm të OFL, ku thuhej se “Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për Meshinin, për veprën penale “Vrasja me paramendim””.

Avokati Bajram sqaron se klineti i tij, Meshini, është deklaruar fajtor për moskallëzim krimi dhe jo për vrasje, siç thekson OFL, ndaj dhe nuk është subjekt i Aktit Normativ.

“Nuk jemi subjek i Aktit Normativ Nr 1, date 31.01.2020, referuar nenit 18/1 e per me teper nenit 5 e 16. I mbrojturi prej meje eshte akuzuar dhe gjykuar per vepren penale “Maskallezim te Krimit”, parashikuar nga neni 300/1 i kodit penal. Eshte tjeter gje te akuzohesh dhe tjeter gje te denohesh.

Pra, pervec aktit normativ eshte shkelur ne menyre flagrante parimi i prezumimit te pafajsise. OFL-ja nuk njeh kufij, por merret edhe me veprat e moskallezimit te krimit. Me kete logjike, kushdo qe ka pasur nje proces gjyqesor, edhe per kundravajtje penale apo vepra te lehta penale, mund te jete subjekt i OFL-se. Pra, akti normativ nuk paska nevoje per dispozita. Cilesimi juridik i vepres penale eshte ndryshuar nga prokuroria dhe eshte miratuar nga gjykata”, thekson avokati i Mario Meshinit.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb