Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë ‘dy të fortëve’ të tjerë, të cilët duhet ta plotësojnë atë brenda 48 orëve.

‘BalkanWeb’ mëson se në ‘siten’ e OFL janë vënë Flamur Haka nga Nikla dhe Talo Cela nga Elbasani.
Burime zyrtare bënë me dije se Haka akuzohet për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, ndërsa Çela rezulton i dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”;

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK, të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: