Operacioni Forca e Ligjit afër përfundimit ligjor të saj është ndalur në Tiranë, Elbasan e Bulqizë.

Kësaj radhe formulari iu është dërguar 3 të dënuarve. Në Tiranë formulari i është çuar Vasil (Vladimir) Bajraktarit, i dënuar në Itali për prostitucion.

Në Elbasan i është dërguar formulari Aleksandër Kuqjes, të dënuar për vrasje kurse në Bulqizë Haxhi Përkoxhës, për prodhim, shitje dhe kultivim të bimëve narkotike.

NJOFTIMI NGA POLICIA

OFL, 15 dhjetor

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

A. K., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

H. P., banues në Bulqizë, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”;

V. B., banues në Tiranë, i dënuar në Itali për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” në rrethana rënduese, i kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

(BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb