Gjykata Kushtetuese ka nisur sot shqyrtimin e çështjes që lidhet me nismën Operacioni Forca e Ligjit. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Kushtetuesja është vënë në lëvizje nga avokati Ardian Visha. Sipas avokatit akti normativ me fuqinë e ligjit, është antikushtetues.

Bëhet fjalë për aktin Normativ nr.1, të datës 31 janar të vitit 2020 “për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”.

Gjithçka ka nisur pas kërkesës së një subjekti, Edlir Hysenaj. Mësohet se këtij të fundit i është sekuestruar një automjet në kuadër të OFL, pasi vëllai i tij rezulton i skeduar për drogë në Gjermani. Ndërkohë, Këshilli i Ministrave kërkoi shtyrjen e seancës, me qellim që të njihet me dokumentet. Gjykata Kushtetuese u tërhoq për vendim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: