Gazetari Eni Ferhati i ftuar në emisionin ‘Real Story’ në News24 ka komentuar të shkuarën e Altin Hajrit, një nga protagonistët e rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës. OFL nisi pikërisht punën me pronat e tij, por Ferhati zbulon se ky person ka qenë i skeduar para vitit 2015 nga Policia Shqiptare.

Më pas ishte Guardia di Finanza që i etiketoi bashkë me të vëllain, si koka të një grupi kriminal të trafikut ndërkombëtar të heroinë nga Afganistani në BE. Po ashtu pronat e Altin Hajrit kanë pasur sekuestro preventive më parë, ndërkohë ai u arrestua dhe më pas fitoi pafajësinë. Agjentët e Guardia di Finanza kanë qenë vetë në Shijak për shkak se Altin Hajri është i kërkuar nga drejtësia italiane.

‘’Atëherë familja Hajri ka qenë e skeduar, por në 2015 erdhi nga GDF që përcaktonte Altin dhe Emiljano Hajrin si koka për trafik ndërkombëtar heroine nga Afganistani në Europë.

Agjentë të GDF kanë ardhur vetë në Shijak. U shpallën në kërkim, nuk u kapën asnjëherë. Altin Hajri u arrestua njëherë dhe më pas u lirua.

Kishte një sekuestro preventive për pronat e tyre më pas nuk e di ç’ndodhi. Nëse nuk shprehet gjykata brenda 6 muajve i ngelet shtetit për këtë sekuestro.’’- tha Ferhati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb