Lulzim Berisha u dënua nga Krimet e Rënda me burgim të përjetshëm. Banda e tij akuzohet për të paktën 9 vrasje, plagosje e rrëmbim personi. Vendimi me burgim të përjetshëm u prish në Gykaten e Lartë, c’ka i hapi rrugën lirimit të tij me kusht. Berisha më pas u lirua me kusht nga Gjykata e Apelit Durrës. Ish kreu i kësaj bashkie Vangjush Dako dha garanci për punësimin e tij. Pasuria e Lulzim Berishës është sekuestruar. 33 apartamente, qendra tregtare “Blu Star” dhe disa sipërfaqe toke. Por sekuestroja u hoq nga gjykata. Aktualisht Lulzim Berisha  ka një kompani për nënproduktet e naftës e cila gjendet e regjistruar në QKR.

Ardian Çapja u ka shpëtuar të paktën dy atentateve, pasi fisi i tij, Çapjat në Elbasan kanë një histori të gjatë përplasjesh për hakmarrje. Historiku kriminal i Çapjave nis në 2005 kur u vra Sokol Çapja pas një debati me Dritan Shemën nipi i oficerit të policisë Fadil Mema. Mema ndërhyri për shuarjen e sherrit mes Shemës e Sokol Capjas në pub, ku ky i fundit u vra. Për ngjarjen u arrestua Dritan Sheme, Gentian Beqiri dhe një person tjetër. Çapjat dyshohet se vranë më pas Policin, Fadil Mema dhe Gentianin Beqirin bashkë me babain. Beqiri ndodhej në arrest shtëpie dhe u vra teksa ruhej nga policia. Më pas u vra Saimir Beqiri vëllai i Gentianit. Çapjat mbetën te dyshuar edhe pse drejtësia i ka lënë ngjarjet pa autor.

Çapjat zotërojnë disa biznese kryesisht në fushën e hotelerisë dhe apartamente. Familja ka në pronësi hotel Garden dhe Hotel Universin, kun ë 2016 ndodhi masakra me tre të vrare Ardit Sinakolli,  Agron Çapja dhe Eno Bedalli dhe 7 të plagosur. Gjatë viteve pati edhe të vrarë të tjerë, mes të cilëve edhe avokati i Çapjave, Ravik Gurra. Florenc Çapja pjesëtar i fisit u arrestua disa kohë më parë por u lirua për mungesë provash. Tri vite më parë prokuroria e Elbasanit nisi hetim pasusor për familjen Çapja e Çela, por hetimi nuk dha rezultat. Çapjat zotërojnë edhe siperfaqe toke. Policia thotë se anëtarët e këtij fisi lëvizin me makina të blinduara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb