Policia e Beratit ka vendosur në pranga një 26-vjeçar, pasi akuzohet se organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit. Policia njofton, se i riu Gj. Q., banues në Dimal, në ambientet e lokalit të tij, ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit online, nëpërmjet celularit. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy aparate celularë

“Organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit, procedohet penalisht pronari i lokalit.
Nga specialistët e Seksionit për Krimet u procedua penalisht shtetasi Gj. Q., 26 vjeç, banues në Urë Vajgurore, Berat, pasi është kapur në ambientet e lokalit të tij, duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit online, nëpërmjet celularit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy aparate celular”, njofton policia.

Po ashtu bëhet me dije se është proceduar në gjendje të lirë, shtetasi E.M, 34-vjeç, pasi ka godtur me thikë një person për motive të dobëta.

“Po nga specialistët e Seksionit për Krimet u procedua penalisht shtetasi E. M., 34 vjeç, banues në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat, pasi në lagjen “Donika Kastrioti”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjete prerëse, duke i shkaktuar dëmtime të lehta në këmbë, shtetasin M. H., 20 vjeç, banues në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat”, thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: