Shfaqja ka një skenografi minimaliste, ku Yllka Mujo ka mbi vete gjithë barrën e skenës dhe veprimit skenik, në të shumtën e përmbledhur në pjesën e sipërme të trupit e kryesisht portreti, çka e bën më shumë sfidë për aktoren.

Kurba të fuqishme emocionale, nga ngashërimi pothuaj në pëshpëritje te ulërima për fatin që mund të vijë përcillen nga Mujo në pothuaj një orë. Mes aktorit dhe publikut krijohet një intimitet unik, aq sa mund të dëgjosh çdo pëshpërimë e çdo frymëmarrje, aq sa duket si rrëfimi i fundit. Maska, krejt moderne, rikthehet në teatër si element aktualiteti, dhe si lamtumirë për ata që ikën duke lënë pas një vend të madh bosh.

Shfaqja që bashkon Kumbaron, Mujon, Angjelin, me Beketin dhe muzikën e Anita Takes ngjall sa nostalgji edhe të bën të reflektosh. Një pjesë e Samuel Beket, nuk tërheq publikun e një pjese komedi. Përqendrimi dhe mesazhi janë në kufijtë filozofikë, në një tekst të teatrit modern dhe nën regjinë e Kumbaros që hulumton nëntekstin deri heshtjen. Yllka Mujo ka një përgjigje, pse duhet parë kjo pjesë.

Një autor i madh, një regjisor i madh dhe një aktore e madhe, ne një salle te vogël. Për Kumbaron zgjedhja e teatrit Metropol ka një arsye. “Ne teatrin Metropol doja intimitet e gjeta endrra”, tha Kumbaro. Premiera do jete çdo fundjave nga data 8 tetor deri ne date 31 ne orën 19:00 në teatrin Metropol.

Arben Kumbaro thotë se pjesa e Samuel Becket se maska e konvertuar në luftën për jetën merr konotacion shoqëror. “Ka qenë kohë dramatike. Kemi humbur njerëz të dashur. Kemi humbur aktorë, skulptorë si Arben Bajo, doktorin Drini Dobi dhe kemi jetuar me atë ankth. Jeta është një dritë në sy dhe aktorja thotë në rol se vjen një moment i errësirës së përjetshme. Dhe drita në sy zhduket në çast. Është moment artistik që të bën të reflektosh. Dhe kur i bën njerëzit bashkë, është një mënyrë e paqtë për të dashur jetën. Fabula e vërtete është hetimi i shpirtit njerëzor. Becket na çon në kuptimin e limitit njerëzor me gjeninë e veprës së tij. Shkretëtira qe ai i referohet është shkretëtira e jetës. E mendimit njerëzor e reflektimit mbi veten”, pohoi ai.

Yllka Mujo jep një mesazh të madh njerëzor kur pyetet pse duhet parë shfaqja: “Jeta, sa e bukur është aq edhe ka traumat e veta. Nuk është e lehtë të jetosh, të jetosh bukur është gati-gati e pamundur. Njeriu ka vetëm pikatore lumturie të cilat duhet të mbahen fort. Publiku duhet të vijë për ta dashur jetën, për të gëzuar çastet, për të dashur njerëzit e afërt dhe gjithë shoqërinë. Me e dash njëri-tjetrin, sepse jeta jonë ka për të humbur një ditë, domethënë kjo jetë këtu, e kësaj toke dhe në kemi mundësinë e shansin e madh që të marrim më vete dashurinë. Kjo është në dorën tonë të paktën. Dhe kur të ikim prej kësaj jete të kemi dashurinë me vete. Dhe kjo shfaqje edhe me traumat e veta ta jep këtë mundësi.

Për Kumbaron, zgjedhja e teatrit Metropol e ka një arsye: “Ky teatër ka prioritet intimitetin me spektatorin edhe për shkak të hapësirave të vogla. Unë erdha këtu për këtë intimitet dhe gjeta një administratë që më mirëpriti dhe që janë të rinj që kanë ëndrra. Më bën entuziaste janë të rinj që ëndërrojnë. Uroj që të vazhdojnë me këtë ëndërr që të bëjnë gjëra në këtë shoqëri, alternative mbi të gjitha. Që të mos përsëritësh gjërat që thotë media, gazeta, politika, domethënë të jesh ndryshe sepse vetëm kështu vjen emancipimi, duke pasur një zë ndryshe”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb