“Oh My Gord” apo “Oh My God? Sot qëndron e para…Everton mundi 1-0 Manchester United në ndeshjen e Premier League, duke iu falur golit të Anthony Gordon, sulmuesit 21 vjeçar nga Anglia.
The Sun ka zgjedhur të luajë me fjalët dhe në një mënyrë të “tallet” me “Djajtë e Kuq”. Në artikullin e publikuar pas 90 minutëshit, media e njohur prestigjoze zëvendëson fjalë “God-Zot”, me emrin e Gordon. Natyrisht, ndihmuar këtu edhe nga përafërsia si fjalë.

The Guardian ka vendosur një titull më të zbutur: “Gordon godet kundër Manchester United për të rritur shpresat e Evertonit për mbijetesë”.

Kjo humbje komplikon shumë gjërat për të besuarit e Ragnick që e shikojnë veten tashmë jashtë zonës së Europës. Ekipi nga Manchesteri është në vendin e shtatë.
(BalkanWeb)