Është zbuluar identiteti i një prej dy autorëve të dhunës së ushtruar ndaj kancelarit të Gjykatës së Elbasanit, Ledio Sulkuqi.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë të ditur se njëri nga të arrestuarit është Osma Behhaudin Gashi, 24 vjeç. Identifikimi i tij është bërë nga pamjet filmike dhe rezulton se është arrestuar edhe më parë. Ai është djali i një prej figurave kryesore të Komitetit Mysliman në Elbasan.

Ndërkohë, bëhet e ditur se është shpallur në kërkim autori tjetër i dyshuar.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi disa ditë më parë, ku Sulkuqi, u godit në orët e vona të së dielës pranë rrugicës së shtëpisë së tij. Ai u gjet me plagë të shumta në kokë e fytyrë, ndërsa në urgjencën e qytetit u dërgua nga kalimtarët e rastit. Nuk dihen arsyet e këtij sherri, ndërsa vetë Sulkuqi ka deklaruar para uniformave blu se nuk i njihte autorët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb