Përveç zjarreve, zjarrfikësit kanë qenë të pranishëm dhe në vendngjarje të tjera, duke i ardhur në ndihmë qytetarëve.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka publikuar një prej rasteve të shumta që ndodhin në ditë ku shërbimi zjarrfikës është në krye të detyrës. Veliaj apelon për më tepër kujdes me zjarrin dhe drejtimin e automjetit.

“KUJDES
Në Pezë për zjarret e verës – zjarrfikësit heronj të Bashkisë së Tiranës ndihmojnë edhe për të shpëtuar jetë njerëzish në aksidente!
Pas sharrimit të derës, nxirret drejtuesi me pak dëmtime. Të shkuara!
Mos vendos zjarre!
Mos ec me shpejtësi!
Mos pi në timon!”, shkruan Veliaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: