Deputeti Socialist Erion Braçe edhe këtë herë nuk i ka kursyer kritikat ndaj qeverisë.

Duke marrë shkas nga një postim në rrjetin social Facebook i ministres së Bujqësisë Frida Krifca, në të cilin fshati Bubullimë konsiderohej i Divjakës, Braçe i ka bërë ministres një leksion, duke i shpjeguar se ky fshat ndodhet në Lushnje.

“Ooooo Zottttt!
Bubullima nuk është në Divjakë është në Lushnje.
Cmimi i shalqinit sot në Divjakë 15 lekë; Kur t’i piqet Turit siç e njohim ne, e Apostolit sipas jush, çmimi do të jetë 4-5 lekë!”, ka shkruar Braçe në një story të publikuar në Instagram.

Pas reagimit të deputetit socialist, statusi i ministres është edituar dhe tashmë është rregulluar.

Capture

Capture

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: