TIRANE

Moderatorja e njohur Dojna Mema, ka folur ditën e djeshme për një ngjarje të pakëndshme që i ka ndodhur me forcat e rendit, për mos mbajtjen e maskës.

Siç e dimë tashmë mbajtja e maskës në çdo ambient të mbyllur ose jo është e detyrueshme. Mesa duket Dojna nuk e ka mbajtur për arsyet që ajo vet i shpjegon në videon në rrjetet sociale, por theksi i saj vihet mbi sjelljen e policëve!

Ajo ka rrëfyer mbrëmë në Instastoy-n e saj, se ka bërë një distancë shumë të shkurtër në këmbë dhe se kishte harruar të vendoste maskën dhe për këtë gjë ka marrë gjobë.

“Parkova makinën tek rrugica e Salës dhe piva një gotë verë me shoqen time dy lokale më poshtë. Që do të thotë nga makina që parkova tek lokali mund të jenë 3 metra distancë dhe për çështje shpejtësie nuk mora maskën se do futesha në lokal. Dhe gjejeni çfarë? Mora një gjobë! Ok, ishte faji im se dhe për ato 3 metra duhej ta kisha maskën me vete, por a mundet ju lutem të tregoheni pak më të sjellshëm kur ndaloni njerëzit në rrugë. Në një formë totalisht harbute dhe gati sikur kisha vjedhur diçka. Ishte ndjesi shumë e shpifur se më erdhi një ulërimë nga mbrapa nga 2 policë të veshur me uniformë dhe nga 1 burrë që nuk ishte veshur me uniformë dhe që më bërtiste dhe më thoshte se do më çonte në komisariat nëse nuk nxirrja në moment kartën time të identitetit, duke i thënë që makinën e kam 2 metra më poshtë dhe duke e hapur makinën me çelës, sepse arrinte deri aty. E kuptoj që të gjithë ndodhemi në një situatë shumë të vështirë, shumë ezauruese dhe për forcat e policisë, por ju lutem të tregoheni më të sjellshëm, sepse është vërtetë shumë e rëndë nga ana psikologjike të ndalosh dikë në rrugë dhe t’i thuash do të fus në komisariat, përpos faktit që unë mora gjobën për të cilën nuk refuzova ta merrja, apo refuzova ta paguaja në momentin që duhet ta paguaj. Thjesht pak më shumë njerëzillëk ju lutem!”

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: