Kombet e Bashkuara (OKB) njoftuan se rreth 1 milion njerëz në Mianmar janë në nevojë për ndihmë për shkak të problemeve ekonomike dhe konflikteve që vazhdojnë pas grushtit ushtarak mes grupeve kundër grushtit të shtetit dhe ushtrisë.

Në raportin e përgatitur nga Zyra e OKB-së për Koordinimin e Ndihmës, ndahen të dhëna lidhur me situatën e fundit në rajonet e ndikuara nga konfliktet në Mianmar që nga grushti ushtarak më 1 shkurt e deri më tani.

Deri më tani 160 mijë e 400 civilë në rajonet juglindore të Mianmarit kanë braktisur shtëpitë e tyre për shkak të konflikteve dhe se 100 mijë e kësaj shifre e përbëjnë civilët e zhvendosur nga vendi i tyre në rajonin Kayah.

Tërhiqet vëmendja se civilëve të strehuar në zonat malore dhe të pyllëzuara në këto rajone nuk është mundur të dërgohet ndihmë për shkak të shqetësimeve për sigurinë.

Po ashtu edhe në rajonet e tjera ku përjetohen konflikte, si pasojë e sulmeve të ushtrisë së Mianmarit ndahet informacioni në se Kachin janë zhvendosur 11.654, në Shan 15.271 dhe në Chin 19.500 persona.

Në raport bëhet e ditur se që prej grushtit të shtetit, rreth 1 milion njerëz janë në nevojë për ndihmë për shkak të destabilitetit, konflikteve dhe efekteve negative të grushtit të shtetit në ekonominë e vendit.

Në kuadrin e fushatës së ndihmës që OKB-ja ka filluar për personat në nevojë në Mianmar, është planifikuar dërgimi i një ndihme humanitare prej 267 milion dollarësh amerikan për 944 mijë persona, por që deri më tani janë mbledhur deri në 49 milionë dollarë.

– Grusht shteti ushtarak në Mianmar

Ushtria e Mianmarit pas pretendimeve për mashtrime në zgjedhjet e 8 nëntorit 2020 dhe pas rritjes së tensioneve në vend, mori pushtetin më 1 shkurt.

Ushtria në vend shpalli gjendje të jashtëzakonshme për një vit ndërsa më pas arrestoi shumë zyrtarë dhe drejtues të tjerë të partisë në pushtet, përfshirë edhe ministren e Punëve të Jashtme, njëherësh lideren e vendit, Aung San Suu Kyi.

Deri tani 865 persona e kanë humbur jetën si pasojë e ndërhyrjes së ushtrisë ndaj kundërshtarëve të grushtit të shtetit.

Në vend vazhdojnë protestat me pjesëmarrje të gjerë dhe gjykimet në gjykatat ushtarake për zyrtarët e nivelit të lartë në arrest.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb