KIEV- Minat në lindje të Ukrainës mbeten një kërcënim i madh për qindra mijëra fëmijë, shumë prej të cilëve kanë ngelur viktima gjatë shpërthimit të këtyre pajisjeve. Alarmi ngrihet pas një raporti që ka publikuar OKB, lidhur me një nga territoret më të ekspozuara në botë nga minat.

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) thekson se konflikti i përgjakshëm mes ushtrisë ukrainase dhe luftëtarëve rebelë të mbështetur nga Rusia ka vënë në rrezik 220 000 fëmijë që jetojnë, luajnë apo dhe shkojnë në shkollë në zona të mbuluara nga minat dhe mjete të tjera eksplozive. “Të gjithë aktorët e konfliktit duhet në mënyrë të menjëhershme t’i japin fund përdorimit të armëve mizore që kanë prekur komunitetet dhe rrezikojnë vazhdimisht fëmijët me marrjen e plagëve apo dhe me vdekje”, thuhet në raportin e UNICEF.

Që pas nisjes së revoltës pro-ruse në prill të 2014, më shumë se 10 000 persona kanë humbur jetë, ndërsa janë plagosur 24 000 të tjerë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb