Sekretari i përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres bëri thirrje për eliminimin e plotë të armëve bërthamore, në 75-vjetorin e sulmit amerikan me bomba atomike në qytetet japoneze të Hiroshimas dhe Nagasakit.

“Shtetet që posedojnë armë bërthamore po modernizojnë arsenalin e tyre dhe po zhvillojnë armë të reja dhe të rrezikshme”, thotë Guterres në një mesazh video për ceremoninë që do të zhvillohet sot në Hiroshima.

“Rreziku i përdorimit të armëve bërthamore, me dashje, rastësisht ose përmes llogaritjes së gabuar është shumë i lartë që këto tendenca të vazhdojnë ende”, thekson shefi i OKB-së.

“Mënyra e vetme për të eliminuar plotësisht rrezikun bërthamor është të eliminojmë plotësisht armët bërthamore”, përfundon ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: