Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka dënuar fuqishëm sulmet e njëkohshme në katër fshatra në veri të Malit.

OKB-ja tha se Guterres dënoi fuqishëm sulmet e ndërmarra më 8 gusht në katër fshatra në rajonin Gao, ku si pasojë humbën jetën të paktën 50 civilë.

Po ashtu në njoftimin e OKB-së thuhet se Misioni i Stabilizimit të Integruar Multidimensional i OKB-së në Mali (MINUSMA) ka dërguar forca të paqes me qëllim për të mbrojtur civilët në rajon.

Gjithashtu është njoftuar se MINUSMA nën koordinimin e Ministrisë Mbrojtjes së Malit ka rritur patrullimet për të parandaluar sulmet e tjera në rajon.

“Këto sulme të cilat vendosin me qëllim civilët në objektiv, shkelin seriozisht të drejtën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe të drejtën ndërkombëtare humanitare”, theksohet në njoftim.

Më tej, në njoftim theksohet se Guterres u ka përcjellë ngushëllime familjeve dhe ka bërë të ditur se MINUSMA është e gatshme për bashkëpunim me autoritetet e Malit për t’i dorëzuar drejtësisë autorët e sulmit.

– Shpallet tre ditë zie kombëtare

Më 8 gusht, katër fshatra në rajonin Ansongo në veri të Malit u vendosën në objektiv nga grupet e armatosura terroriste.

Në sulmet ndaj katër fshatrave humbën jetën të paktën 50 civilë dhe pas ngjarjes u shpall tre ditë zie kombëtare.

Mali, Nigeri dhe Burkina Faso që njihen si “kufiri i tre vendeve” në rajonin Sahel, vitet e fundit përballen me sulmet e DEASH-it dhe grupeve të lidhura me organizatën terroriste Al-Kaeda.

Sulmet e organizatave terroriste në Mali vazhdojnë edhe pse në vend misionet e huaja ushtarake janë të vendosura që prej vitit 2013 e deri më tani.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb