Kombet e Bashkuara, në një reagim ka dënuar sulmin rus me raketa në qendrën tregtare në Kremenchuk.

“Është për të ardhur keq, për të mos thënë më shumë. Çdo lloj infrastrukture civile, e cila përfshin padyshim qendrat tregtare dhe civilët nuk duhet të jenë kurrë në shënjestër”, tha zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarric.

Sipas të dhënave të autoriteteve ukrainas, të paktën 10 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmit, ndërsa 40 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Presidenti Zelensky shkroi në Telegram se të paktën 1000 njerëz ishin në qendrën tregtare në momentin e goditjes, ndërsa mbi numrin e qytetarëve që mund të kenë humbur jetën, lideri ukrainas u shpreh se nuk mund të imagjinohet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb