Kombet e Bashkuara (OKB) kanë dërguar 12 maune me ndihma humanitare në Idlib, në veriperëndim të Sirisë, ku miliona njerëz kanë nevojë për ndihmë për shkak të konfliktit të brendshëm.

Maunet që transportonin produkte ushqimore kaluan në provincën Idlib përmes portës kufitare Cilvegozu në jug të Turqisë.

Ndihma do të shpërndahet midis banorëve të Idlibit dhe zonave të afërta rurale.

Siria është shkatërruar nga lufta civile që nga fillimi i vitit 2011 kur regjimi sirian i Bashar al-Assadit u përplas me protestat pro-demokratike.

Sipas vlerësimeve të OKB-së, qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe mbi 10 milion të zhvendosur.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb