OKB  ka dërguar 20 kamionë me ndihma humanitare në veriperëndim të Sirisë, ku miliona njerëz kanë nevojë për ndihmë për shkak të konfliktit të brendshëm.

Kamionët që transportonin furnizime hynë në provincën Idlib përmes portës kufitare Cilvegözü në jug të Turqisë.

Ndihma do të shpërndahet midis banorëve të Idlibit, dhe zonave rurale pranë.

Siria është përfshirë nga lufta civile që nga viti 2011, kur regjimi i Asadit shtypi protestuesit pro-demokratik.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb