OKB dërgoi 60 maune me ndihma humanitare në provincën veriperëndimore të Sirisë, Idlib.

Maunet që mbanin furnizime hynë në provincën e Idlibit përmes portës kufitare Cilvegözü në provincën jugore Hatay të Turqisë.

Ndihmat do të shpërndahen midis banorëve në nevojë të Idlibit dhe zonave rurale përreth.

Siria është shkatërruar nga lufta civile që nga fillimi i vitit 2011 kur regjimi i Asadit shtypi protestuesit prodemokracisë.

Sipas OKB-së, qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe më shumë se 10 milionë janë zhvendosur.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb