Nga Mira Bregu, OKB, Gjeneve*

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, dhe Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC), Peter Maurer, kanë lëshuar një paralajmërim të përbashkët në lidhje me ndikimin e konflikteve të sotme tek civilët duke bërë thirrje urgjente për veprim konkret për të adresuar vuajtjet dhe pasiguritë e njerëzve.


Të dy udhëheqësit theksuan rëndësinë e respektimit të ligjit ndërkombëtar humanitar për të frenuar kaosin dhe për të parandaluar destabilitetin e mëtejshëm. Ata i bënë thirrje shteteve për të ndërmarrë veprimet e mëposhtme urgjente te tilla dyfishimin e përpjekjeve për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme për konfliktet. Individualisht dhe kolektivisht, të përdorin çdo mjet që të ushtrojnë ndikim mbi palët në konfliktet e armatosura që të respektojnë ligjin, duke përfshirë kryerjen e hetimeve efektive ndaj shkeljeve të së drejtës ndërkombëtare humanitare, duke vendosur shkelesit para përgjegjësisë, dhe zhvillimin e mekanizmave konkrete.

Të dënohen ata që kryejnë shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare humanitare, të tilla si sulmet e qëllimshme ndaj civilëve dhe të infrastrukturës civile. Të sigurohet qasje e papenguar në misione mjekësore dhe humanitare dhe mbrojtjen e punonjësve të shëndetësisë. Mbrojtja dhe ndihma e njerëzve të zhvendosur dhe refugjatëve eshte nje tjeter kerkese e parashtruar nga dy zyrtarët e lartë.

“Bota duhet të riafirmojë humanizmin saj dhe respektimin e angazhimeve të saj sipas ligjit ndërkombëtar humanitar. Sot ne flasim me një zë për të kërkuar që të gjitha shtetet të marrin masa të menjëhershme konkrete për të lehtësuar gjendjen e civilëve.” Të dy udhëheqësit theksuan se OKB-ja dhe Komiteti nderkombetar i kryqit te kuq zënë një pozitë të veçantë për t’i dhënë dëshmi pasojave të konfliktit. Parimi i njerëzimit është në zemër të Kartës së OKB-së dhe Komitetit nderkombetar te kryqit te kuq thuhet ne deklarten e perbashket.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: