Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) i kërkoi Izraelit të hapë plotësisht kalimet kufitare Karem Abu Salem dhe Beit Hanoun (Erez) për palestinezët, në mënyrë që ata të mund të marrin trajtim mjekësor dhe furnizime humanitare.

Stephane Dujarric, zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, gjatë një konferencë për shtyp tha se vendkalimi kufitar Erez ishte i hapur për punonjësit ndërkombëtarë të ndihmës humanitare, por mbetet i mbyllur për palestinezët që nga 11 maj.

Ai shtoi se midis tyre ka punëtorë humanitarë palestinezë dhe persona që kanë nevojë për trajtim mjekësor jashtë Gazës.

Duke bërë thirrje për hapjen e plotë të të gjitha pikave kufitare në Gaza, Dujarric tha se ato duhet të jenë të hapura si për ndihmë humanitare ashtu edhe për palestinezët që kanë nevojë për trajtim.

“Ne përsërisim nevojën për hapjen dhe mbajtjen të hapura për të gjitha vendkalimet për në Gaza. Kjo është thelbësore për hyrjen e furnizimeve humanitare, përfshirë karburantin për shërbimet themelore dhe furnizimet për të frenuar përhapjen e virusit COVID-19. Hapja e vendkalimeve do të sigurojë gjithashtu daljen e pacientëve që kanë nevojë për trajtim shpëtues dhe kalimin e personelit humanitar palestinez të cilët janë kritikë që t’i përgjigjen situatës”, tha ai.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb