Kombet e Bashkuara dhe partnerët e saj humanitar janë të përkushtuar për ofrimin e shërbimeve shpëtimtare për popullin e Afganistanit, pavarësisht vendimit të administratës së drejtuar nga talibanët për të ndaluar gratë të punojnë në organizatat joqeveritare humanitare , tha një i dërguar i OKB-së për Afganistanin.

“Nevojat humanitare të popullit (afgan) janë absolutisht të mëdha dhe është e rëndësishme që ne të vazhdojmë të qëndrojmë dhe të ofrojmë”, tha në një konferencë për shtyp Ramiz Alakbarov, rezident i OKB-së dhe koordinator humanitar për Afganistanin.

Alakbarov theksoi se është po aq e rëndësishme që të drejtat e grave dhe vajzave në Afganistan “të ruhen dhe mbrohen absolutisht”, duke shtuar se ato janë një element “i rëndësishëm” dhe “i pamohueshëm” i veprimit humanitar.

“Ne nuk besojmë se është e mundur të realizohet një aksion gjithëpërfshirës humanitar pa pjesëmarrjen e grave”, tha ai.

Si pjesë e përpjekjeve për zgjidhjen e situatës, koordinatori i ndihmës emergjente të OKB-së Martin Griffiths do të kryejë një vizitë në Afganistan në javët e ardhshme, tha Alakbarov.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb