Agjencia e Refugjatëve e OKB-së (UNHCR) i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për ndihmë të nevojshme për gati një milion civilë të zhvendosur dhe refugjatë në Jemen.

Të zhvendosurit përballen me kërcënim të dyfishtë, koronavirusi i ri (COVID-19) dhe shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet.

Zëdhënësja e UNHCR-së, Shabia Mantoo, u tha gazetarëve në një video se personat e zhvendosur dhe refugjatët në Jemen rrezikojnë të mbeten pa strehim dhe se është e nevojshme sasia jetike e parave për furnizime themelore si ushqimi dhe ilaçet.

“Ne jemi gjithashtu të shqetësuar thellësisht se komunitetet e zhvendosura dhe mikpritësit e tyre tani janë në një rrezik të shtuar, duke pasur parasysh kushtet e tyre të rënda të jetesës dhe ato sanitare, dhe rënien e përgjithshme të objekteve lokale të shëndetit”, tha Mantoo.

“Rasti i parë i konfirmuar me COVID-19 u identifikua në provincën jugore Hadramaut më 10 Prill”, shtoi ajo. Mantoo vuri në dukje se Jemeni tashmë konsiderohet të jetë “kriza më e madhe humanitare në botë”.

Mantoo tha se UNHCR kërkon urgjentisht 89,4 milionë dollarë për të siguruar mbrojtje dhe ndihmë jetëshpëtuese për familjet e zhvendosura brenda vendit, refugjatët, azilkërkuesit dhe komunitetet pritëse.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: