Në mes të një ofensive intensive të nisur dje nga trupat ruse në Ukrainë, OKB ka bërë thirrje për të respektuar mesazhin që paraqesin Pashkët, duke u munduar të shfrytëzojnë ndoshta edhe faktin që Rusia është një vend i besimit ortodoks.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres ka apeluar për një pauzë humanitare katër-ditore të “Javës së Shenjtë” duke filluar nga e Enjtja e Madhe dhe deri në të dielën e Pashkëve më 24 prill.

“Kjo do të lejojë hapjen e korridoreve humanitare. Në vend të festimit të një jete të re, kjo Pashkë përkon me një ofensivë ruse në Ukrainën lindore. Java e Shenjtë po pritet nën renë e një lufte që përfaqëson mohimin total të mesazhit të Pashkëve.

Një pauzë humanitare do të lejojë kalimin e civilëve të gatshëm të largohen nga zonat e konfrontimit aktual dhe në zonat ku pritet të ketë shumë shpejt luftime, si dhe do të lejojë dërgimin e sigurt të ndihmave humanitare për njerëzit në zonat e goditura rëndë duke përfshirë Mariupol, Kherson, Donetsk dhe Luhansk”, tha Guterres, raportoi CNN.

Ai ka shtuar se OKB është e gatshme që të dërgojë autokolona me ndihma humanitare gjatë kësaj periudhe në këto lokacione dhe ka njoftuar se plani i detajuar në lidhje me faktin se si do të transportohen ato do t’u kalohet të dy palëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb