Dyzet e tre vende në një deklaratë të përbashkët, prezantuar në OKB i bënë thirrje Kinës për të garantuar respektimin e plotë të sundimit të ligjit në provincën Xinjiang.

Ambasadori francez i bën thirrje Kinës që të lejojë vëzhguesit e pavarur në Xinjiang të lejojë aksesin e drejtpërdrejtë.

“Ne i bëjmë thirrje Kinës që të lejojë  aksesin e drejtpërdrejtë për vëzhguesit të pavarur në Xinjiang, duke përfshirë Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut”, ka thënë ambasadori francez Nicolas de Riviere gjatë një takimi online.

Deklarata e përbashkët e 43 vendeve duke përfshirë SHBA-të,  vendet europiane dhe Azinë i referohet torturës , trajtimit çnjerëzor , poshtërues , dhunës seksuale, largimit të detyruar të fëmijëve.

Ndërkohë ambasadori kinez në OKB, Zhang Yun ndërhyri për të hedhur poshtë akuzat, të cilat i cilësoi të pabaza.

“Xinjiang po rritet dhe njerëzit po çlirohen çdo ditë dhe janë krenarë për përparimin që është bërë”, ka thënë ai.

Ai akuzoi Shetet e Bashkuara, Francën dhe Britaninë se kanë një “histori të tmerrshme të të drejtave të njeriut”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: