GJENEVE- Asnjë formë amnistie nuk do të parashikohet për krimet kundër njerëzimit ose krimet e luftës të kryera në Siri në kuadër të bisedimeve që po mbahen në Gjenevë, deklaroi sot Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Zeid Ra’ad Al Hussein.

“Ne do të mbajmë një qëndrim të tillë në përputhje me parimin e Kombeve të Bashkuara, i cili nuk përfshin asnjë lloj amnistie ndaj personave të dyshuar për krime kundër njerëzimit ose krime lufte”, u shpreh ai në një konferencë shtypi në qytetin zviceran.

“Ne shpresojmë se gjatë zhvillimit të negociatave të paqes për Sirinë, ndërmjetësuesit e OKB-së do të vënë theksin kryesisht në këtë pikë ndaj palëve në konflikt”, shtoi ai.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: