Shirat e dendur dhe përmbytjet në Afrikën Perëndimore dhe Qendrore kanë vrarë 1,400 njerëz dhe kanë zhvendosur 2.9 milionë të tjerë.

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) tha se përmbytjet më të këqija në vite kanë ndikuar në jetën e 8.2 milionë njerëzve, bagëtinë, pronat dhe tokat e tyre bujqësore në 20 vende në të gjithë rajonin.

Zyra e OKB-së tha se përmbytjet e vazhdueshme shkatërruan më shumë se 513,000 shtëpi.

OCHA njoftoi se “shumë pjesë të rajonit të Afrikës Qendrore tashmë po luftonin me nivele të larta të pasigurisë ushqimore, kequshqyerjes, paqëndrueshmërisë dhe dhunës”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb