Populli sirian po përballet me dhimbje dhe vështirësi gjithnjë në rritje të shkaktuara nga pasojat vdekjeprurëse të luftës, njoftoi Komisioni i pavarur ndërkombëtar për hetimet i OKB-së për Sirinë.

Raporti i ri i publikuar nga Komisioni në seancën e 51-të të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut vlerësoi situatën e fundit humanitare në Siri.

Në raport thuhet se civilët që jetojnë në zonat kufitare të vendit shpesh janë në shënjestër të forcave të presidentit sirian Bashar al-Assad.

Më tej theksohet se Rusia vazhdon të mbështesë në mënyrë aktive forcat e regjimit me sulme ajrore ndaj civilëve.

Raporti gjithashtu potencoi shkeljet e të drejtave në qendrat e paraburgimit në rajonet e kontrolluara nga regjimi.

“Në hetimet e fundit të komisionit u konfirmua se krime kundër njerëzimit, deri në vdekjen e të burgosurve, janë kryer në qendrat e paraburgimit që i përkasin regjimit”, thuhet në raport.

U njoftua se gjendja e sigurisë së civilëve është përkeqësuar në kampin Hol në Haseke në veri të vendit dhe se 34 civilë janë vrarë nga fillimi i vitit deri më 31 gusht.

“Populli sirian po përballet me dhimbje dhe vështirësi në rritje të shkaktuara nga pasojat e një lufte që ka zgjatur për më shumë se një dekadë”, thuhet në raport.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb