Për herë të parë që nga shpërthimi i epidemisë vdekjeprurëse të kolerës në Haiti në vitin 2010, Kombet e Bashkuara pranuan se trupat e saj paqeruajtëse luajtën një rol të rëndësishëm në përhaqjen e sëmundjes që vrau gati 10 mijë njerëz, dhe infektoi qindra mijëra të tjerë.

Një zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki-moon tha se Kombet e Bashkuara duhet të bëjnë më shumë për të adresuar epideminë e kolerës në Haiti dhe premtoi masa të reja për t’ju përgjigjur krizës, ndoshta në dy muaj ose më shpejt, njofton VoA.

Haitianët janë munduar të ndjekin penalisht Kombet e Bashkuara për rolin në krijimin e epidemisë, por OKB-ja ka ushtruar të drejtën e imunitetit diplomatik.

Të enjten në mbrëmje, një gjykatë amerikane e apelit mbështeti pretendimin e OKB-së për imunitet.

Zhvillimet e së enjtes vijnë 10 ditë pas përfundimit të një raporti konfidencial që thuhet se ka kritikuar ashpër përfshirjen e OKB-së në krizë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: