Në raportin e Kombeve të Bashkuara (OKB) është zbuluar edhe njëherë se organizata terroriste YPG/PKK vazhdon të përdorë fëmijët në luftën e Sirisë.

Në raportin e  periudhës korrik 2018 – qershor 2020  dokumentohen shkeljet ndaj fëmijëve në Siri.

Sipas raportit, YPG/PKK e cila edhe më parë është përfshirë në raportet e OKB-së për fëmijët luftëtarë dhe shkollat që ka përdorur si depo të municioneve, vazhdon shkeljet në fjalë. Fëmijët në Siri në periudhën 2 vjeçare që ka kaluar janë përdorur dhe janë vendosur të luftojnë nga grupet e armatosura.

Në periudhën në fjalë nga organizata në Siri janë përdorur si luftëtarë mbi 400 fëmijë dhe se grupet e armatosura kanë kryer më shumë se 4.700 shkelje ndaj fëmijëve të tilla si rrëmbime, përdhunime dhe përdorimin e tyre në luftime.

Po ashtu në këtë periudhë kanë humbur jetën ose janë gjymtuar mbi 2.700 fëmijë për shkak të sulmeve ajrore, shpërthyesve të mbetjeve luftarake dhe bombardimeve tokësore. Sipas raportit, 1.423 fëmijë prej të cilëve 117 vajza, janë përdorur në mënyrë të gjerë dhe sistematike nga grupet e armatosura ndërsa nga 1.388 fëmijë, 250 prej të cilëve nën moshën 15 vjeç janë përdorur për të luftuar.

YPG pas rrëmbimit ka përdorur 318 për të luftuar ndërsa YPJ dega e grave e organizatës ka përdorur 99 fëmijë. Organizata terroriste YPG/PKK e cila në Siri përdor emrin FDS (Forcat Demokratike Siriane) ka vazhduar që të përdorë fëmijët si luftëtarë, pavarësisht se me OKB-në ajo ka nënshkruar një marrëveshje për “lirimin e fëmijëve luftëtarë nën strukturën e saj”.

YPG/PKK, pas marrëveshjes që bëri me OKB-në në muajin qershor të vitit 2019, ka përdorur si luftëtarë edhe 149 fëmijë 23 prej të cilëve janë nën moshën 15 vjeç.

Po ashtu edhe Hayat Tahrir al-Sham ka rritur me 36 për qind numrin e fëmijëve luftëtarë mosha e të cilëve ulet deri në 10 vjeç për periudhën 2018-2020 në qytetet Idlib, Halep dhe Hama. Në gjysmën e parë të 2020 numri i fëmijëve luftëtarë të organizatës ka shkuar në 187.

Ndërsa grupet e armatosura opozitare në disa situata i kanë dërguar fëmijët në Libi pas një trajnimi dy javor. Dy fëmijëve të moshës 15 dhe 16 vjeç u është premtuar një pagesë prej 3.000 dollarësh për të shkuar në Libi.

Forcat e regjimit dhe milicët pro regjimit kanë përdorur si luftëtarë 23 fëmijë.

YPG/PKK, me pretendimin se kanë lidhje me organizatën terroriste DEASH ka privuar nga liria duke arrestuar në rajonin Al-Hasakah 150 fëmijë përfshirë fëmijë të gjinisë mashkullore të moshës 9 vjeçare.

Ndërsa krimet më të shumta të ngacmimit seksual dhe dhunës seksuale ndaj fëmijëve janë kryer nga DEASH-i, ku vihet theksi se një fëmijë mashkull i lidhur me YPG/PKK-në është përdhunuar nga një anëtar i organizatës në janar 2019.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb