Probabiliteti dhe analiza nuk janë gjithmonë sinonim i suksesit. Dhe aq më pak nëse flasim për garën më të rëndësishme, Kupën e Botës në futboll. Studimi i Universiteti i Oksfordit parashikoi rrugën e skuadrave deri në finale, me Brazilin si favoritin kryesor për titull.

Por Oksfordi ka gabuar në parashikimin e disa skuadrave që kalojnë grupin, duke filluar me Senegalin dhe Shtetet e Bashkuara në dëm të Ekuadorit dhe Iranit. Gjithashtu, edhe në grupin e Argjentinës për vendin e dytë, pasi Meksika u eliminua.

Natyrisht, studimi ka gabuar kryesisht me vendet e dyta, e njëjta gjë ndodhi edhe në grupin D, ku nuk avancoi Danimarka, por Australia. Pra Oksfordi ka goditur në shenjë me ekipet e renditura të parat, por ka dështuar me të dytat në katër grupet që janë dhënë verdiktet.

Oksfordi

Mbetet për t’u parë më tej, por duke parë befasitë e shumta në këtë Botëror, me siguri parashikime të tjera nuk do të jenë të sakta. Në Botëror mund të eliminohesh nga grupet qoftë edhe për një gol të pësuar më shumë, madje edhe për kartonë të verdhë më shumë, duke e bërë të paparashikueshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb