TIRANE

Gjithnjë e më shumë në vend po organizohen seminare motivuese për të gjitha gratë që duan të rriten profesionalisht. I tille është dhe edicioni i dytë i Seminarit Motivues “Gruaja dhe Karriera” me në qendër gruan, rolin dhe rëndësinë e saj në aspektin profesional.Një nga të ftuarat speciale ishte moderatorja e emisionit shumë të dashur për publikun “Shqiptarët për shqiptarët” Ola Bruko.

E pyetur nga organizatorja Armira Lazaj,  Ola zbuloi profesionin e saj të dytë dhe rrëfeu se çfarë e lidh personalisht me emisionin ne të cilin shpesh herë vështirë e ka ti mbajë lotët

““Unë jam rritur në një familje modeste nëna ime ka luftuar gjithë jetën, ka bëre tre punë, unë kam rritur vëllain tim, e di shume mirë si është të jesh në vështirësi, të jesh i varfër. Çështja e bamirësisë lidhet me historinë time personale. Unë përveç gazetare, jam edhe punonjëse sociale. Ekrani mendoj se është arma ime më e fortë për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Target grupi që kam zgjedhur për të ndihmuar kur isha studente, ishin personat me probleme mendore. Mendoj se janë njerëzit më vulnerabël”

Por si lindi emisioni  që kthen  lotët e dhimbjes në lot gëzimi? Gjithçka nisi nga programi “Njerëz në Fokus”.

““Emisioni im i parë ka qene “Njerëz në fokus”, i ideuar dhe moderuar nga unë, punoja shumë fortë për atë emision. Atje u njoha me Elvis Naçin E tërhoqi ideja që unë doja të beja mirë. Kështu nisi bashkëpunimi jemi staf shumë i madh, është e sigurt që rasti merr zgjidhje, emisioni ka arritur të bëjë bashkë të gjithë shqiptaret. Është shumë e rëndësishme të shpërndahet modeli, shqiptaret janë me zemër të madhe, thjesht ata duhen nxitur”

Përveç misionit edukativ dhe motivues, bamirësia është edhe qëllimi tjetër i seminarit te zhvilluar pasi te ardhurat e mbledhura kane shkuar për Fondacionin “Firdeus” me qëllimin të shpëtohet një familje në nevoje

Në këtë seminar ishin të ftuar personalitete të njohur të media dhe biznesit, gra të arritura në karrierë, të cilat ndanë eksperiencën e tyre me pjesëmarrësit ku nuk munguan as mesazhet inkurajuese.

“Shprehja e Mark Twain, sprova më e madhe të mbetemi njerëz, personalisht mendoj se këtë duhet ta kemi filozofi jete”shprehet Ola Bruko.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: