Kancelari gjerman Olaf Scholz sërish ka përjashtuar mundësinë që Ukrainës t’i dërgohen raketa me rreze të gjatë veprimi, Taurus duke kundërshtuar veprimet që do të “përdoreshin armë shkatërruese” thellë brenda Rusisë.
Ai i bëri këto komente, si një kundërpërgjigje për kundërshtarin e tij politik konservator, i cili ka shprehur më shumë gatishmëri që armë të tilla t’i jepen Kievit.
“Nuk mendoj se është e drejtë që të dërgohen armë shkatërruese thellë brenda territorit rus. Ky është pikërisht ai lloj hapi që nuk duhet të ndërmerret nëse mbani përgjegjësi për Gjermaninë”
tha Scholz gjatë një debati televiziv më 9 shkurt, para zgjedhjeve gjermane që do të mbahen brenda dy javës.
Sondazhet fillestare të opinionit publik vlerësuan gjithashtu performancat e dy politikanëve, në debat si afërsisht të barabarta.
Scholz dhe Merz janë planifikuar të takohen sërish, në një debat kokë më kokë më 19 shkurt.
Ata janë planifikuar gjithashtu të takohen në një debat katërpalësh më 16 shkurt me Alice Weidel të AfD-së dhe Zëvendëskancelarin Robert Habeck nga partia e Gjelbërt.
(BalkanWeb)