Peter Olayinka, ish-futbollisti i Skënderbeut që u ble për shifrën e 1.1 mln eurove nga skuadra belge e Zulte Waregem, luajti mbrëmë përgjatë 90 minutave kundër Nice-s për “Europa League”. Francezët arritën të fitonin me rezultatin e thellë 1-5 por në një moment të ndeshjes Olayinka ‘ia vështirësoi jetën’ Balotelli-t.
Në minutën e 74-er pas një dyluftimi Olayinka i rrëmben topit Balotelli-t i cili pretendon për faull, por gjyqtari nuk është i këtij mendimi. Italiani i nervozuar i sulet ish-lojtarit të korçarëve dhe ky i fundit ia kalon topin përmes këmbëve.
Një lëvizje që futbollistit të Nice nuk i pëlqeu aspak dhe vendosi t’a ndalte me duar Olayinkën. Gjyqtari pas edhe replikave e ndëshkon Balotelli-n me karton të verdhë.
(e.k/BalkanWeb)