Zonja e parë e Ukrainës, në një adresim përpara ligjvënësve amerikanë, ka bërë një lutje emocionale për më shumë armë në ndihmë të Kievit, për t’u përdorur në luftën kundër Rusisë.

Në një fjalim në Kapitol, Olena Zelenska u bëri thirrje ligjvënësve amerikanë që t’i ofrojnë Ukrainës më shumë sisteme të mbrojtjes kundërajrore për t’u mbrojtur kundër raketave rus.

“Ne nuk duam më sulme ajrore. Jo më sulme me raketa. A është kjo shumë për të kërkuar? Ne duam që çdo baba dhe çdo nënë të jetë në gjendje t’i thotë fëmijës së tyre: ‘Shko të flesh i qetë, nuk do të ketë më sulme ajrore, nuk do të ketë më sulme me raketa’. Kjo është ajo që unë dhe burri im kërkojmë, si prindër”, ka deklaruar ajo.

Fjalimi i zonjës së parë të Ukrainës pasoi një njoftim nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin, se Uashingtoni do të dërgonte katër sisteme shtesë raketash artilerie me lëvizshmëri të lartë (HIMARS) në Ukrainë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb