Olen Çezari i ftuar te “Dola te Ola” këtë javë, tregoi edhe për takimet që ka patur me Papa Françeskun, me Papwn Gjon Pali II dhe Papwn Ratzinger.
Në një nga fotografitë që u shfaqën në studio, shiheshin 12 artistë shqiptarë që kanë lënë gjurmë nëpër botë, mes tw cilwve ishte edhe Dua Lipa.
Oleni tha se ishte një koncert i organizuar prej tij, dhe me një rëndësi të veçantë, pasi pas 50 vjetësh komuniteti shqiptar, me rreth 200 vetë, do të takonte sërish Papa Françeskun.
Oleni gjatë bisedës zbuloi që Papa Françeskun dhe Papa Gjon Palin II i ka takuar dhe përqafuar. Ai tha se për performancën para Papa Gjon Palit II ishte bashkë me Lucio Dallan dhe ka qenë koncerti më i madh që ai ka marrë pjesë me 2 milionë persona. Pas koncertit edhe ai i puthi dorwn Papws.
Ndërkohë takimi me Papa Ratzinger ka qenë shumë i veçantë. Teksa e ëma filloi të punonte si mësuese në univeristetin e Vatikanit, ata i kërkuan drejtuesve që Oleni të përdorte një nga klasat aty për të studiuar violinë pasditeve.
“Një ditë një person, vjen dhe më kërkon që të studiojë te piano aty, se në dhomën tjetër ishte e çakorduar dhe e ndryshova atë ditë”, tha ai, por gjermani vijoi të vinte edhe herë të tjera. Kohë më pas teksa Oleni ndodhej në Nju-Jork e ëma e merr në telefon dhe i thotë, “Ai gjermani që të zinte dhomën ty u bë Papë”, tregoi Oleni me buzëqeshje.
(BalkanWeb)