Raportuesja për Kosovën dhe deputetja e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon ka bërë me dije se ka marrë kërcënime, nga një oligark rus pranë Putinit.

Me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, Von Cramon tha se ka marrë një letër kërcënuese nga oligarku rus dhe financuesi i grupit të mercenarëve “Wagner”, Yevgeny Prigozhin, si rezultat i një fjalimi që kishte mbajtur në Parlamentin Evropian më 25 nëntor 2021.

“Rusia është qesharake! Grupi i mercenarëve “Wagner” që sponzorizohen nga shteti rus, të drejtuar nga oligarku i Putinit, Prigozhin nuk është i lumtur me fjalimin tim, duke më dërguar një letër kërcënuese duke më paditur për 10.000.000 rubla. Kjo më shkaktoi të qeshura. E lumtur të jem nën shoqërinë e Andrius Kubilius”, ka shkruar Cramon duke bashkëngjitur letrën që kishte marrë.

Von Cramon në fjalimin e saj në vitin 2021 ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të vendosë sanksionet më të rrepta për grupin “Wagner”, për të treguar se vrasja nuk është biznes por është krim kundër njerëzimit.

“Vdekja është biznesi ynë dhe biznesi po shkon mirë”, Rusia dhe Grupi Wagner i Rusisë dhe mercenarë të tjera guxojnë të veprojnë nën këtë moto sepse ne i lejojmë ta bëjnë këtë. BE-ja duhet të vendos sanksionet më të rrepta për të treguar se vrasja nuk është biznes, është krim kundër njerëzimit”, kishte thënë Cramon.

“Wagner Group” është një grup mercenarësh, një kompani private ushtarake e Rusisë e cila është sanksionuar nga Bashkimi Evropian për abuzim me të drejtat e njeriut. Siç shkruajnë mediat, ky grup është duke operuar në Kyiv me urdhra nga Kremlini për ta vrarë presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskey.
Ky grup është akuzuar se ka bërë punë të kontraktuar nga Qeveria Ruse dhe ka kryer aksione në pjesë të ndryshme të botës. Ka prezencë në Libi, Siri, Mozambik, Mali, Sudan dhe në Republikën e Afrikës Qendrore.

I themeluar në fillim të vitit 2014, Wagner Group është një kompani private ushtarake dhe e sigurisë që besohet se përdoret nga Kremlini për të përmbushur objektivat e tij strategjikë, edhe pse Moska i ka mohuar pretendime të tilla.

Një raport i Bloomberg i vitit 2017 vlerësoi se grupi ka deri në 6 mijë mercenarë.
Në dokumenta, Wagner Group është në pronësi private, por menaxhimi dhe operacionet e tij janë “thellësisht të ndërthurura” me ushtrinë dhe komunitetin e inteligjencës ruse, thotë Qendra Amerikane për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS).

Capture

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb