Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku gjatë fjalës së saj në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese ngriti disa shqetësime që hasen aktualisht me ligjin e Koncesioneve dhe PPP. Tabaku theksoi se qeveria shqiptare si pasojë e mungesës së pikave ka miratuar koncesione të kundërta me interesin tonë kombëtar.

“Ne kemi këto ditë për koncesione që qeveria shqiptare i ka dhuruar një oligarku rus apo kompanive ruse të lidhura ngushtësisht me qeverinë ruse. Madje kemi mësuar se si kompani nga oligarkët rus kanë marrë dhe titujt strategjikë nga qeveria Rama.”, -u shpreh Tabaku duke sjellë në vëmendje koncesionet që oligarku rus, Oleg Deripaska ka fituar nën qeverisjen Rama.

Deripaska ka qenë një nga punëdhënësit e McGonigal, agjentit të arrestuar të FBI i akuzuar ndër të tjera edhe për sajesën e lobimit rus ndaj PD në SHBA me porosi të kryeministrit Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb